DASEM KOSOVARE



VALLE KOSOVARE

TRES BELLE DANCE KOSOVARE

[ Ajouter un commentaire ] [ Aucun commentaire ]

# Posté le jeudi 25 septembre 2008 07:29

Suite Kosovare



DEUXIEME PARTIE : ENCORE MIEUX !


# Posté le vendredi 03 octobre 2008 12:20

Ne vitin 2020... Ferizaji

Ne vitin 2020... Ferizaji

# Posté le mercredi 24 septembre 2008 13:44

KOHA E KOMETĖS

# Posté le mercredi 17 septembre 2008 12:22

Modifié le samedi 03 janvier 2009 06:55

FILMI SHQIPTAR KOHA E KOMETĖS

FILMI SHQIPTAR KOHA E KOMETĖS
“Koha e Kometės” ėshtė njė realizim shqiptaro-gjerman-franko-maqedonas nėn produksionin e kompanisė gjermane L.A.R.A Enterprises. Skenari i filmit ėshtė punuar sipas romanit "Vit i mbrapshtė" i shkrimtarit tė njohur shqiptar Ismail Kadare. Filmi "Koha e Kometės" fitoi ēmimin "Gladiatori i artė"nė festivalin e filmit nė Durrės.


"Besoj se filmi ka thellėsinė e vet por ka edhe shtrirjen e vet horizontale kėshtu qė unė mendoj se ēdo njeri do ta gjejė atė pyetje qė ka dhe njė pėrgjigje nė shikimin e filmit. Ėshtė njė film i cili flet pėr lirinė, pėr lirinė e vetvetes pėr lirinė e vėrtetė, flet pėr shqiptarin. E karakterizon shqiptarin me tė gjitha ekstremitetet e tij por duke nxjerrė nė pah thelbin, kulturėn e vet", tha regjisori Fatmir Koēi.

"Mesazhin e filmit e kanė kuptuar edhe nė Gjermani, Francė, Prishtinė dhe Durrės. Ėshtė njė mesazh shumė i bukur 'Mos e kėrko luftėn se lufta do tė gjejė dhe dashuria nuk njeh fe'", u shpreh aktori dhe producenti i filmit Blerim Destani.

"Besoj se filmi 'Koha e Kometės' ka potencialin e njė filmi i cili ka performanca pėr Oskar", theksoi aktori gjerman Rallf Miler.

# Posté le mardi 16 septembre 2008 13:47

Modifié le mercredi 17 septembre 2008 12:15

Ilir Shaqiri - Poēari


Vajta nė Stamboll
Tė bėj pazar dhe pėr kujtim
Ta blej njė vazo baltė

Paqe dhe selam ustah poqar
Dhe vazon me te mirė pėr mua e patė

Ref.
Vazoja nga dora se ē`mė ra
Dhe mu bė njėzet e pes copė
Me erdhi rrotull deti marmara
Dhe dyqani turk mu hap si grop

Pa mė shau poqari rėnd turqisht
Une shqip ia ktheva ,nė vend i rash
Pėr qudi poqari nuk u lig
Veē dy pika lot, nė sy ja pash..

Mos u qmend ky turk gjeratha
Un e shaj, e ai me duar nė qaf
Vazo tjetėr morri nė dyqan
Dhe mė tha :mė shaj pash besėn prap

Se dhe ti ,dhe une, tha jem shqipėtar
Shqip vėlla ,ti sham edhe njė herė
Fjala shqipe s'blihet nė pazar
Nė dyqan ka kohė qė se kam ndjerė

Ikėn nga dyqani burra e gra
Unė dhe poqari ,tjetėr s'kishte
Vazo tundė detin marmara
Vazo dhe poqari shqip fliste

# Posté le lundi 15 septembre 2008 11:15

Modifié le lundi 15 septembre 2008 11:27

Kurbetēinjtė shqiptarė nuk janė vetėm pėr te dhėnė para.

Kurbetēinjtė shqiptarė nuk janė vetėm pėr te dhėnė para.
Askush nuk duhet tė harrojė faktin se gati gjysmėn e Kosovės e pėrbėjnė kurtbetēinjtė. Se pothuaj ēdo familje e Kosovės ka njė pjesė tė saj jashtė atdheut, ndaj edhe duhet tė mendohet mė seriozisht pėr fatet e kėtyre njerėzve. Mbi tė gjitha duhet qė njėherė e pėrgjithmonė tė zhbėhet mendimi se kurbetēinjtė nuk janė vetėm pėr tė dhėnė para, por janė pjesė e njėjtė dhe e pandarė e shoqėrisė kosovare.


Kthimi tradicional i mijėra kurbetēinjve shqiptarė pėr t'i kaluar pushimet nė Kosovė i sjell frymė tjetėr asaj. Ēdokund dhe nė ēdo kohė gumėzhinin restorantet, shitoret dhe vetėsherbimet e shumta. Gjatė tėrė muajit korrik dhe fillimin e muajit gusht, rrugėt dhe sheshet e qyteteve kosovare ishin pėrplot. Kudo grupe, grupe njerėzish tė veshur mirė dhe tė buzėqeshur shėtitnin deri nė orėt e vona tė natės. Kudo vėreheshin vetura luksoze me targa tė huaja tė ardhura nga Zvicra, Gjermania, Franca, Anglia, Suedia, Danimarka... Dasmat e njėpasnjėshme shqiptare po ashtu ishin shpeshtuar dhe nuk ndaleshin asnjė orė dhe asnjė ēast. Muzika tallava me zė tė lartė dhe shurdhues e rrallėkund edhe muzika e mirėfilltė shqiptare kudo kishin pushtuar hapėsirat e restoranteve tź bukura qė tashmė janė ndėrtuar nė ēdo vend tė Kosovės.
Pėr vizitorin e rastit dhe pėr ata qė nuk i njohin mirė rrethanat nė Kosovė njerėzit nė Kosovė mund tė duken si populli mė i lumtur nė botė, ndėrsa kurbetēinjtė, njerėzit mė tė privilegjuar e mė tė dashur nė atdheun e tyre
!






Dominon mendimi se vetėm kurbetēinjtė duhet tė paguajnė

Mirėpo nėse vetėm pak shikohet realiteti dhe gėrmohet pėrtej kėsaj « fasade » sa u pėrket kurbetēinjve, mund tė thuhet se komedia e Kristo Floqit « Vėllazėri dhe interes » edhe sot e gjithė ditėn ėshtė aktuale nė Kosovė. Fatkeqėsisht ndaj kurbetēinjve me kohė ėshtė krijuar njė mendim tepėr i gabuar, jo vetėm nga njerėzit e rėndomtė ne Kosovė qė nuk shohin pėrtej interesave tė ngushta individuale, por pėr fat tė keq edhe nga pėrfaqėsuesit e institucioneve, udhėheqėsit e sbujekteve politike si dhe nga njė pjesė bukur e madhe e intelekualėve tanė.

Sipas kėsaj logjike, tė jetosh diku jashtė Kosovės, patjetėr duhet tė kesh para, tė paguash dhe tė ndihmosh kudo, pavarėsisht nėse ka mundėsi reale apo jo. Nėse ndodhesh diku jashtė Kosovės duhet doemos ta ndihmosh mė tepėr institucionin apo partinė politike sė cilės i takon. Duhet tė japėsh mė shumė para pėr kanalizimin, pėr rrugėn, pėr xhaminė, pėr minaren me dy e diku-diku edhe me tri « sherife », pėr shkollėn, pėr mėsuesin, pėr mjekun... Pra, gjithkund qė kėrkohet tė japėsh mėrgimtari radhitet ndėr tė parėt. Mbase ky ėshtė i vetmi « privilegj » qė u afrohet atyre edhe gjatė kohės sė pushimeve verore. Kjo ėshtė njėra anė e medaljes. Ana tjetėr e medaljes, edhe mė e dhimbshme ėshtė fakti se kurbetēiu ynė nė Kosovė shikohet edhe nga prizmi i interesit individual. Sipas njė rregulli tė pashkruar, nė tė shumtėn e rasteve kurbetēiu ėshtė i « thirrur » tė paguaj kudo : nė restorante, nė ndeja, nė rrugė, nė dasma, nė syneti e ceremoni tjera familiare. Nuk ėshtė puna qė njerėzit nė Kosovė nuk kanė mundėsi t'ia qesin sė paku njė kafe kurbetēinjve nė shenjė respekti gjatė kohės sė pushimeve, e me siguri nuk u mungon as dėshira e vullneti, por ėshtė bindja e gabuar qė tashmė ėshtź bėrė traditė se ata qė vijnė nga jashtė « kanė para » dhe duhet tė paguajnė ēdo herė dhe pėr ēdo gjė.

Me njė fjalė, kudo qė hyn dhe del mėrgimtari ynė : nė shtėpi, nė shitoren e fshatit, nė rrugė, nė zyrė tė vendit, nė komunė, nė spital... shikohet nga syri « perfitues » e jo nga respekti i mirėfilltė si njeri i njėjtė i kėsaj toke. Ky mendim i gabuar e « vret » mė shumė se ēdo gjė tjetėr kurbetēiun shqiptar. Pėr tė qenė ironia edhe mė e madhe, shkohet deri atje sa shpesh njeriu mund tė degjojė si nė shaka edhe fjalėt « se korriku ėshtė muaji i budallenjve ».






Interesimi pėr problemet e shumta tė kurbetēinjve shumė i vogėl

Nga ana tjetėr, pothuajse askush nuk interesohet seriozisht pėr shqetėsimet, pėr perspektivėn e zymtė tė fėmijėve tė njė numri tė madh tė kurbetēinjve. Pėr peshėn e rėndė tź kurbetit dhe gjendjen e rėndė shpirtėrore larg atdheut. Aq mė tepėr askush, ama askush nuk ia qanė hallin nėse kurbetēiu shqiptar ka pasaportė udhėtimi, nėse i ka regjistruar fėmijtė nė Kosovė, nėse ka letėrnjoftimi, nėse ka mundėsi votimi, nėse ėshtė maltretuar rrugės, nga policėt e shteteve nėpėr tė cilat kalojnė deri nė Kosovė, nėse janė ndalur gjatė nė dogana. Me njė fjalė e vetmja gjė qė i intereson kujtdo pėr kurbetēiun ėshtė paraja, ndonjė dhuratė me vlerė apo ndonjė darke e mire nė ndonjėrėn nga “freskitė” e shumta tė Kosovės. Po kėshtu askujt nuk i interesojnė qindra mijė euro qė derdhin kurbetēinjtė shqiptarė gjatė kohės sa rrinė nė Kosovė. Askujt nuk i interesojnė investimet e mėdha nė tė mire tė zhvillimit ekonomik tė vendit qė ata bėjnė. Askujt s'i bėjnė pėrshtypje inciativat e tyre pėr tė ndihmuar tė varfėrit.

Dhe ēka ėshtė mė e keqja, shumė pak njerėz dėshirojnė t'i binden faktit se po kėta kurbetēinj e kanė mbajtur jetėn gjallė vite me radhė nė Kosovė, se kurbetēinjtė edhe sot janė shtylla kryesore e zhvillimit dhe pėrparimit ekonomik. Pa kurbetēinj shqiptarė, pa investimet dhe ndihmat e tyre tė gjithanshme, vėshtirė se do tė arriheshin pėrparime kaq tė mėdha nė Kosovėn e pasluftės, sidomos nė ekonominė private. Nė Kosovė shumė pak mendohet se nė mesin e kurbetēinjve tashmė ka intelektualė tė nivelit tė lartė si doktorė e magjistra tė shkencave. Ka njerėz tė politikės, ekonomisė, drejtėsisė. Ka specialistė me pėrvojė tė madje, administratorė, inxhinierė, arkitektė, mjekė, shkrimtarė, poetė, kėngėtarė e sportistė tė fushave tė ndryshme qė kanė bėrė emėr nė shtetet ku jetojnė. Ka njė armantė tė rinjsh tė cilė kanė kryer shkolla profesionale, qė kanė pėrvojė dhe kulturė pune, qė dinė sė paku nga dy a mė tepėr gjuhė tė huaja. Askujt nuk i shkon mendja, apo thėnė mė mire askush nuk dėshiron t'i ftojė kėta profesionistė tė cilėt aq shumė sot i duhen Kosovės, kur dihet fakti se njė numėr i madh i njerzėve qė punojnė nė Kosovė kėta pesėmbėdhjetź vjetėt e fundit pėr arsye tė ditura nuk kanė pasur mundėsi tė perfesionalizohen sa duhet. E vetmja gjė qė mendohet pėr kurbetēinjtė dhe qė kėrkohet vazhdimisht prej tyre janė dollarėt, eurot apo frankat zvicerane.






Institucionet nuk organizojnė asgjė pėr kurbetēinjtė

Tek sheh njeriu kėta qindra mijė kurbetēinj tė jenė kthyer nė atdheun e tyre pėr “pushime”, tek sheh entuzizmin edhe etjen e madheqė kanė ata pėr kulturėn e mirėfilltė shqiptare, pėr traditėn, gjuhėn e bukur shqipe dhe njėherėsh problemet me tė cilat ballafaqohen edhe gjatė muajit tė nxehtė tė korrikut, njeriu nuk ka si tė mos shtojė njė varg pyetjesh pėr tė prekur sadopak ndėrgjegjen e njerzėve pėrgjegjės nė Kosovė. Pėrse vallė nė asnjė vend tė Kosovės instucionet komunale nuk organizojnė mbrėmje te mirėfillta kulturore pėr bashkimin e rinisė nė mėnyrė normale, pa ndonjė interes pėrfitimi.

Pėrse nuk organizohen takime tė pėrbashkėta me kurbetēinjtė pėr t'i pare nga afėr problemet dhe preokupimet e tyre. Pėrse nuk bėhen pėrgatitje tė veēanta si nė ēdo vend tė botės pėr sezonin veror, kur dihet se pjesa ma e madhe e kurbetēinjve kthehen pėr pushime nė atdheun e tyre. Pėrse institucionet lokale dhe ato qendrore nuk mendojnė qė gjatė kėsaj periudhe dymujore kurbetēinjtė tė kenė mundėsi sa mė shumė ta thithnin aromėn e traditės kombėtare, tė kenė mundėsi tė ēlodhen dhe tė kėnaqen sa mė shumė nė atdheun e tyre pėr tė cilin kanė kontribuar aq shumė. Pėrse kurbetēinjtė pjesėn mė tė madhe tė pushimeve duhet ta kalojnė sporteleve pėr vazhdimin e pasaportave, letėrnjoftimave dhe regjistrimin e femijėve. Pėrse ketyre njerzėve edhe gjatė kohės sė pushimeve u duhet vetėm t'u kėrkohen para dhe tė bien viktimė e matrapazėve dhe tė koruptuarve tė cilėt mbi ēdo gjė tjetėr kanė interesin e tyre material. Nėse aktualisht nuk ka turistė tė huaj qė vine e derdhin para nė Kosovė, pėrse vallė institucionet lokale dhe ato qendrore tė Kosovės si nė ēdo vend tjetėr normal nuk i presin si duhet “turistėt” e vet (kurbetēinj) qė vine dhe derdhin qindra mijė euro gjatė kohės sa qėndrojnė pėr pushime?!! Habit fakti se edhe mjetet tona tė informimit nė Kosovė, sidomos ato elektronike nuk gjejnė kohė pėr kurbetēinjtė, pikėrisht nė kohėn kur edhe nga tri here brenda 24 orėve reprizojnė emisione pėr shkak tė mungesės sė emisioneve gjatė pushimeve verore. T'i pasqyrojmė pa “ryshfet” problemet, preokupimet, pikėpamjet dhe dėshirat e tyre. T'i portretizojmė kurbetēinjtė e dalluar, t'i motivojnė pėr investime dhe ndihma tė tjera aty ku ka mundėsi.






Tė rinjtė dhe tė rejat e diasporės mė tepėr “duhen pėr letra”

E vetmja gjė qė i mundon tė rinjtė dhe tė rejat gjatė qėndrimit nė Kosovė, ėshtė mendimi se mund t'i dojė dikush “vetėm pėr letra”. Njė pjesė e madhe mendojnė se bashkėkohanikėt e tyre nuk i vlerėsojnė pėr bukurinė, kulturėn dhe sjelljet qė kanė, por mbi tė gjitha dashuritė dhe respektin njerėzor janė letrat dhe vetėm letrat sa pėr tė dale diku nė shtetet evroperėndimore. Shumė pak njerėzit nė Kosovė pyesin pėr karakterin e vajzės apo djalit kurbetēi, pėr shkollimin dhe kulturėn, pėr domosdonė njohes shpirtėrore dhe krijimin e dashurisė sė sinqertė. Shumė tė rinjve kurbetēinj iu duket se gjithēka lidhet rreth interesit, nė kėtė rast interesit tė letrave. Pikėrisht pėr kėtė shkak ndodh qė shumė shpesh tė prishen fejesat apo martesat e rastit nė mes tė rinjve qė bėhen shpesh edhe pėr “hater” tė familijeve. Sa nė pozitė tė keqe ndihen djemtė dhe vajzat e bukur dhe tė sinqerta tė kurbetēinjve, vetėm ata e dine dhe e pėrjetojnė rėndė gjatė qėndrimit pėr pushime nė Kosovė, por qė asnjėherė nuk e zbehin dėshirėn pėr t'i kaluar pushimet nė gjirin e ngrohtė tė Kosovės.





Nevoja e madhe pėr t'u baskuar dhe ndihmuar njėri-tjetrin

Me gjithė vėshtėrsinė e shumta me tė cilat ballafaqohen kurbetēinjtė nga momenti i nisjes pėr Kosovė e deri nė momentin e fundit tė kthimit, ata mė tepėr se kudo tjetėr nė botė, ndjejnė kėnaqėsi dhe ēlodhen nė Kosovė, nė mes njerzėve tė tyre. Me gjithė vėshtėrsinė e shumta, kurbetēiu shqiptar vazhdon tė sakrifikojė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr atdheun, pėr njerėzit, pėr ardhmėrinė. Ata janė optimistė se ndoshta edhe atdheu edhe njerėzit atje njė ditė do tė bėjnė diēka pėr kurbetēiun shqiptar. Sė paku do ta kuptojnė se kurbetēinjtė nuk janė “budallenj” siē edhe mund tė mendojė ndonjė i ēmendur, por janė njerėz si ēdo njeri tjetėr nė Kosovė.

Askush nuk duhet tė harrojė faktin se gati gjysmėn e Kosovės e pėrbėjnė kurbetēinjtė. Se pothuaj ēdo familje e Kosovės ka njė pjesė tė saj jashtė atdheut, ndaj edhe duhet tė mendohet mė seriozisht pėr fatet e kėtyre njerzėve. Mbi tė gjitha duhet qė njėherė e pėrgjithmonė tė zhbėhet mendimi se kurbetēinjtė shqiptarė nuk janė vetėm pėr tė dhėnė para, por janė pjesė e njėjtė dhe e pandarė e shoqėrisė kosovare. Ėshtė koha kur opinioni kosovar duhet tė bindet njėherė e pėrgjithmonė se pjesa mė e madhe e kurbetēinjve tanė tashmė jetojnė nė kushtet e familjeve shqiptare nė Kosovė. Me shumė kursime dhe vėshtėrsi tė natyrave tė ndryshme. Ndėrsa njė pjesė e madhe e tyre janė tė papunė dhe varen nga entet sociale tė shteteve ku jetojnė. Vetėm duke e kuptuar drejt njėri-tjetrin dhe aq mė tepėr duke u pėrballur me realitetin e pėrbashkėt, kudo qė jetojnė shqiptarėt, mund ta ndihmojnė mė sė miri njėri-tjetrin dhe tė gjithė dė bashku pėrparimin dhe zhvillimin e gjithanshėm tė Kosovės.



Ismet Rashiti, Bernė (18 gusht 2006, KOHA DITORE)

* DESSIN FAIT PAR MOI

# Posté le vendredi 12 septembre 2008 12:25

Modifié le vendredi 02 janvier 2009 05:53

Retour...

Retour...

# Posté le lundi 08 septembre 2008 10:58

LES VACANCES... PUSHIMET...

LES VACANCES... PUSHIMET...



Direction

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - >

K O S O V A


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -


BONNE VACANCES A TOUS !


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -


# Posté le lundi 30 juin 2008 06:14

MUZIKĖ PĖR VAJ

MUZIKĖ PĖR VAJ

Pėrditė nė gazeta, reklamohen kaseta
T`ju them miq, disa s`mė pėlqejnė hiq
Nė ato tė shkreta, fare vlere s`gjeta
Por vetėm shund, fundekrye kiē.

Mundohen tė na mashtrojnė, se shqip kėndojnė
E po ia nxjerrin bisht, me melodi serbisht
Turp s`iu vjen, as n`mend s`iu bjen
Se tė huajėn e kopjojnė, shqipen e shėmtojnė.

Paraja sot, pėr dikė ėshtė zot
Kėrkon pėrditė, vetėm profit
-Nuk po rri kot,jam patriot
Thotė po punoj, po kontribuoj.

Ata s`po i shaj, vet kemi faj
Nuk po kursejmė, tė gjitha po i blejmė
Kjo ėshtė pėr vaj, mė vjen tė qaj
Ato s`duhet t`i blejmė,duhet t`i thejmė.

____________________________________



CILI KĖNGĖTARĖ APO KĖNGĖTARE, kĖNDON ME MELODI TE HUAJA (JO SHQIP !) ?

# Posté le vendredi 27 juin 2008 16:00