Gjashte e gjashtė dymbedhjete,
Doruntina trembedhjete !...
Ish njėherė e njė mot njė nene shumė e mirė i kish dymbedhjete bij te hijshem. Tė trembedhjeten kishte njė bije te bukur mbi shoqet tė gjitha, qe ia thoshin Doruntine .
Vasha u rrit e u be pėr tu martuar. Mirėpo nga bujaret e atij vendi askush nuk e gezoi. Tė gjithė e deshironin askush s'guxonte ta zere nuse, sepse nuk e ndjente veten te zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshem, i fisem dhe nis dergon shkese dallendyshen qe ta
kėrkoje Doruntinen nuse. E ema dhe te njembedhjete vellezerit e medhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisem, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja meme - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė ne zemėr.
- Kostandin biri im, ēfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ema. Aq larg do ma shpiesh Doruntinen time? Se ne e daca pėr gezim, pėr gezim nuk do ta kem; se ne e daca pėr helm, pėr helm nuk do ta kem.
- Tė jap besėn zonja meme, se kur ta duash ti Doruntinen, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
ta sjell!.
Mema dhe te njembedhjete vellezerit u binden: e vluan dhe e martuan Doruntinen me trimin e largėt. Bene dasme nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mema e vasha qane me lot kur u ndane ...
... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji ta shkelte e ta pushtonte. Tė
dymbedhjete vellezerit dolen te luftojne pėr vendin e tyre dhe u vrane njė pas njė te gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mema psheretiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė te qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e me mbeten dhe njembedhjete bij te tjerė pėr lufte.
Kur iu vrane gjashtė, qe te gjashtė trima e te dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisen t'i vriten dhe te tjerėt, memes iu keput zemra dhe leshoi njė psheretime te madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjere unė, c'helm i madh tė mos kem Doruntinen pranė ne kėtė zi qe me mbuloi shtepine!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mema shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, c'vdekje, e nemosura vdekje! Ti me more dymbedhjete bij e tani kush mund ta dije a s'ma ke
marrė edhe bijen time te vetme, bijen time te deshiruaren!
Kur u gdhi e shtuna e te vdekurve, mema vajti te varret e te bijve. Dymbedhjete djem kish pasur,
dymbedhjete varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr te Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngasherime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė te tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb perdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qe me dhe, se do ma sillje Doruntinen, tet motėr? Besa jote vdiq bashke me ty e kalbet ne varr te zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotet e syve.
Ne mesnate Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u be kale i zi si nata. Edhe dheu i zi u be shale e zeze si nata. Rrotulla qe mbante gurin u be fre i argjendte. Trimi i hipi kalit, u perkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si fryme male e fusha, hodhi lumenj e perrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motres kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Ne shesh, pėrpara shtepise, gjeti te bijte e te motres, niperit e tij, qe loznin e vraponin pas dallendysheve, I pyeti:
- Bij te zemrės, ku ėshtė zonja, mema juaj?
- Kostandin, o zoti lale, - i thanė ata - mema jonė po hedh valle ne fshat, atje tek bėhet dasme.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e pare, pa njė luzme vashash te bukura tek kendonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua te pyese:
- Gezuash, o vasha te bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kercen hareshem veshur me petk te ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat te pyese pėrsėri, po Doruntina e pa vete dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e perqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntine, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja meme ne shtepi!.
Me thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė me doje pėr gaz , do tė vete te marr stolite me te mira, por po tė me doje (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete te vishem me te zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori ne vithe te kalit. Kali iken si shakullime. Ata kapercejne si ne ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e perenj. Hena e yjet kanė shtangur lart e shikojne me te drojtur.
Gjatė udhes, motra e pyet vellane:
- Kostandin, vellai im, pėrse shpatullat e gjėra te janė mbushur me myk?
- Doruntine, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave ne lufte. Se ne vendin tonė u bene luftra te mėdha, erdhen armiq te na shkelin dhe ne te gjithė dolem te luftojme.
- Kostandin, vellathi im, pėrse floket e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntine motra ime, gjatė udhes kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi floket.
-Kostandin vellathi im, pėrse vellezerit e mi te bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara te na presin?
- Doruntine, motra ime, ndoshta janė ne loder e s'presin te vemi sonte.
- Kostandin vellathi im, pėrse dritaret e shtepise janė mbyllur sot krejt?
- Doruntine motra ime, i kemi mbyllur se fryn ere e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrine pranė kishes, Kostandini i tha motres:
- Ti shko pėrpara se unė dua te hyj te pergjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė ne varr te zi. Kali u be prapė gur, shala u be dhƨ dhe freri i argjendte u be rrotulle. Dhe pėrsėri reth e qark zoteroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallet dhe trokiti gazmend ne dere.
- Meme hapma deren!
- Kush je ti qe trokellin aty tek dera?
- Hapma zonja meme - Jam jot bije Doruntina.
- Ike tutje nga ke ardhur o vdekje e shkrete. Ti mi more te dymbedhjete bijte e tani ke ardhur te me
marrėsh dhe mua qe tė mos e shoh me Doruntinen time!
- C'po thua ashtu zonja meme? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja meme, jam unė vete, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qe te ta shoh e te ta njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht te holle e te bardhe. Mema ia njohu sakaq e i hapi deren.
- Kush te solli kėtu, o zemra ime?
- Me solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bije? Kostandini im ka vdekur bashke me te njembedhjete vellezerit e tjerė. U vrane ne lufte...
Dhe si rinin te dyja, njera tek praku e tjetra ne dere, plasen si qelqi me vere...




